VMRO-DPMNE-ja, e paqartë nëse do të pranojë një takim liderësh, propozim të cilin një ditë më parë e dha kryeministri Zoran Zaev. Nga partia e Mickoskit nuk pranojnë të përgjigjen prerë nëse kreu i tyre është i gatshëm të ulet në tavolinë me liderët e partive të tjera për të diskutuar çështjet aktuale për të cilat partitë kanë përplasje.

A ka ftesë për takim liderësh? Ftesë për takim liderësh drejtuar VMRO-DPMNE-së nuk ka, nuk është caktuar. Në këtë moment është e nevojshme që Zoran Zaev të përgjigjet para Prokurorisë Publike për shumë vepra të qeverisë. Në këtë moment Maqedonisë i nevojitet ripërtëritje e cila do të vendosë rregull për shumë çështje të cilat i ka hapur ky pushtet i Zaevit- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Përveç ndryshimeve eventuale në legjislaturën zgjedhore, tema diskutimi në takimin e liderëve, sipas kryeministrit Zaev mund të jetë edhe Ligji për regjistrimin e popullsisë si dhe Ligji për Prokurorinë Publike. Ai tha se është e rëndësishme që takimit të mbahet sa më shpejtë.

Duhet të ulemi dhe ta realizojmë sepse unë dhe Mickoski por dhe të gjithë të tjerët thamë se pas zgjedhjeve presidenciale, meqë nuk do të ketë zgjedhje për një vit e gjysëm deri në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ulemi dhe të vendosim. Këtu do të diskutojmë edhe për modelin zgjedhor- tha Zoran Zaev.

Opozita maqedonase kundërshton propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë duke e konsideruar si jashtë standardeve të EUROSTAT-it kurse grupet e punës mes partive nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Pas publikimit të bisedave telefonike të kryeministrit Zaev me komikët rus, opozita, përfshirë edhe atë shqiptare, riktheu kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Fatlume Dervishi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...