Grupet punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë përafruar qëndrimet rreth një pjese të ligjeve reformuese, miratimi i të cilëve kërkon 2/3 e votave. Siç mëson Alsat M nga burime brenda grupeve të punës, përafrim të qëndrimeve ka në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë, ligjet për gjyqësorin dhe ligjin për Agjencinë Teknike Operative. Ndonëse asnjëri nga subjektet nuk japin më shumë detaje, mësohet që grupet e punës janë larg marrëveshjes për ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Takimet mes deputetëve dhe anëtarëve të partive politike të bllokut maqedonas u intensifikuan pas nevojës për konsensus të gjerë rreth ligjeve që lidhen me reformat. Në këtë kontekst, shumica parlamentare, respektivisht kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi edhe zgjerimin e shumicës me qëllim që ligjet në fjalë të gjejnë mbështetje të gjerë, madje duke mos përjashtuar edhe rikonstruim të përbërjes qeveritare. Dy fraksionet e Lëvizjes Besa kanë zhvilluar takime më kryeministrin Zaev, por duke ia dhënë të drejtën kryeministrit të vendos rreth zgjerimit të shumicës. Subjekti opozitar mbetet në qëndrimin se varësisht ofertës do të shqyrtohet edhe mundësia. Krahu i Afrim Gashit shpreh gatishmëri për të qenë pjesë e Qeverisë me qëllim mbështetjen e proceseve reformuese.

VMRO-DPMNE-ja mbetet e përkushtuar në reforma të cilat nënkuptojnë jetë më kualitative për qytetarët, që do të sjellin kualitet në jetën e tyre si në arsim, shëndetësi, gjyqësorë dhe ekonomi. Le të urdhërojë shumica parlamentare dhe t’i vendosë këto prioritete në procedurë parlamentare, ne do të ulemi të bisedojmë, këtu jemi dhe s’ka asnjë problem – deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Shumica parlamentare, respektivisht kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi edhe zgjerimin e shumicës me qëllim që ligjet në fjalë të gjejnë mbështetje të gjerë, madje duke mos përjashtuar edhe rikonstruim të përbërjes qeveritare. Dy fraksionet e Lëvizjes Besa kanë zhvilluar takime më kryeministrin Zaev, por duke ia dhënë të drejtën atij të vendos rreth zgjerimit të shumicës. Kreu i Besës Afrim Gashim pas takimit me të parin e VMRO-së Mickovski, shprehi gatishmërinë për të qenë pjesë e Qeverisë me qëllim mbështetjen e proceseve reformuese.

Jemi deklaruar edhe më herët dhe kjo çështje mbetet e hapur. Gjatë marsit do të fillojnë bisedime dhe fillimisht do ta vlerësojmë nivelin e ofertës. Mendojmë që ekziston gatishmëria jonë për pjesëmarrje në Qeveri, por do të shohim nëse e njëjta është dinjitoze dhe nëse me pjesëmarrjen tanë neve do të ofrojmë zgjidhje dhe t’i ndihmojmë Qeverisë që të ballafaqohet me problemet kyçe – tha Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa.

Mbështetje për ligjet që kanë të bëjnë me reformat e nevojshme për në BE kanë dhënë edhe subjektet tjera politike parlamentare.

Adriamn Kerimi

Shpërndaj me