Boksieri britanik Tajson Fjuri mundi gjermanin Tom Shvarz me nokuat në raundin e dytë, në një përballje që u zhvillua në Las Vegas. Ky sukses e mban Fjurin të pamposhtur në ring me 28 fitore dhe 1 barazim, ndërsa për gjermanin kjo është humbja e parë pas 24 fitoreve radhazi. Ishte një triumf spektakolar i Fjurit, që shkatërroi totalisht rivalin, duke detyruar gjyqtarin të ndalë duelin në raundin e dytë, pasi që Shvarz nuk kishte më asnjë shans të vazhdonte sfidën. Fury rikthehet te fitorja pas barazimit dhjetorin e kaluar ndaj Deontej Uajllderit, me të cilin pritet të duelojë sërish në vitin 2020. Gjithsesi, britaniku ka konfirmuar se dueli i radhës për të do të jetë në shtator, por vendi dhe rivali nuk dihen ende.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...