Tajger Vuds, pas 3954 ditësh , sërisht është kampion në sportin e golfit. Amerikani Vuds arkëtoi titullin e 15 në karrierën e tij, të cilën e kishte pritur nga US Open 2008. Në këtë periudhë kohore, amerikani Vuds regjistroi rënie të madhe në karrierën e tij, ndërsa në vitin 2017 u arrestua për dyshim se ka drejtuar makinën nën ndikim të mjeteve narkotike. Me fitoren në Augusta , 43 vjeçari regjistroi titullin e parë në këtë turne, pas vitit 2005. Rikthimi i tij në kreun e golfit, solli reagime të mëdha në SHBA, duke filluar nga ish presidenti Obama dhe ai aktual, Tramp, të cilën konsiderojnë se Tajger Vuds është i jashtëzakonshëm. Nuk munguan edhe reagimet e yjeve të mëdha si Kobi Brajant, Stefon Keri, Serena Uiliams, Tom Brejdi, Geret Bejll dhe Geri Lineker.

Loading...

Shpërndaj me