Shqiprim Taipi dhe Shpend Asani janë përforcimet e fundit të skuadrës FC Shkupi, të cilët vijnë në formë huazimi nga skuadra tetovare, KF Shkëndija. Që të dy futbollistët pritet të jenë në formacionin bazë të FC Shkupi, i cili ditë më parë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Shqipërim Taipi luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa Shpend Asani përfshihet në fazën e sulmit. Që të të futbollistët janë shprehur të kënaqur që do të veshin fanellën e FC Shkupit, ku shpresojnë të dëshmojnë kualitetin e tyre. Asani në sezonin e fundit shënoi edhe dy gola për Shkëndijën.

Loading...

Shpërndaj me