Polici Validin R i cili me date 2 gusht në pikepagesen e Gostovairt gjate kontrollit rutine u kap me tre gram kokaine, është suspenduar sot nga detyra e policit.
Vendimin e njëjte e ka marre sot Ministria për Pune te Brendshme, pas bastisjes qe po ashtu i është bere edhe ne shtëpine e tij ne fshatin Gradec të Vrapcishtit. 
Polici në fjalë ka qenë i angazhuar prej disa vitesh ne këtë detyre, ne stacionin policor ne Mavrovë.
Gjate ditës se sotme, ne Rajonin e Pollogut janë arrestuar edhe tre persona te tjerë, kryesisht te rinj, te involvuar në trafik droge te tipit marijuanë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...