Me ardhjen e Zllatan Ibrahimoviç në janar, spanjolli ka dalë jashtë planeve të kuqezinjve. Ibra ka kërkuar skemën 4-4-2, ndërsa urdhëroi trajnerin Pioli që si partner në sulm të kishte Leaon. Tekniku aprovoi dëshirën e Ibrës, teksa Milani është ringjallur duke marrë tre fitore radhazi, edhe pa Suson në fushë. Ndaj, 26-vjeçari ka përfunduar në merkato ndërsa për të ka interesim nga Sevilja. Andaluzianët mund ta transferojnë Suson me formulën e huazimit për 18 muaj, teksa më pas huazimi kalon në blerjen përfundimtare të kartonit për shifrën e 20 deri në 25 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...