Superliga e Kosovës ka pësuar ngritje në vlerësim më të ri të Federatës Evropiane të Futbollit. Pas barazimit të kampionit të Kosovës ndaj TNS në Uells, është rritur koeficienti i Kosovës në renditjen e UEFA-s. Faqja zyrtare e UEFA-s, e cila merret me vlerësimin në kohë reale, ka publikuar renditjen e re, ku shihet se Kosova është ngritur në koeficient nga hera e fundit, por që vazhdon të mbetet në vendin e 48-të. Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Feronikelit dhe TNS zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pas një jave.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...