Revolucioni në futboll po përgatitet nën lupën e Andrea Agnellit, i cili është kreu i Shoqatës së Klubeve të Europës (ECA). Presidenti i Juventusit ka marrë miratimin e pronarëve të klubeve më të mëdha të Europës për të shkrirë Champions League dhe për të krijuar një Superligë ku favorizohet pjesëmarrja e skuadrave të mëdha, pa patur nevojë për kualifikim në renditjen e kampionateve vendase.

Formati i ri është krijuar, është dorëzuar në UEFA dhe po shqyrtohet që të jetë gati për vitin 2024.

Do të jenë 32 skuadra pjesëmarrëse, 24 prej tyre të kualifikuara direkt, ndërsa do të jenë 4 grupe me 8 skuadra, ku 6 të parat kualifikohen direkt për sezonin e ardhshëm dhe vendet e tjera do të plotësohen me faza play-off dhe play-out, që zbresin në Europa League 1, ku do të jenë 32 skuadra. Po ashtu do të jetë edhe një kompeticion i tretë për skuadrat më të vogla, që do të ketë statusin e një Europa League 2.

Rreziku për Inter e Milan – “Corriere della Sera” ka bërë me dije se plani është i qartë, viti i parë në këtë kompeticion do të përcaktohet në bazë të renditjes në kampionatet respektive dhe në rast se skuadra të mëdha mbeten jashtë 4 më të mirave në sezonin 2023-2024 humbin të drejtën për të marrë pjesë në këtë kompeticion. Që do të thotë se nëse Inter ose Milan dështojnë të kapin renditjen e katër më të mirave në Serie A, atëherë mbeten jashtë Superligës.

UEFA do të diskutojë me FIFA-s që të mos ketë përplasje mes ndeshjeve të klubeve dhe të kombëtareve, ndërsa sfidat do të spostohen në fundjavë, duke i lënë pushim kampionatet./telesport

Loading...

Shpërndaj me

Loading...