Superkupa e Spanjë do të ndryshojë formatin e garimit duke filluar nga ky sezon. Nuk do të ketë vetëm dy skuadra, por do të ketë një “Final Four” që do të përfshijë Barcelonën, Valencia-n, Atletiko Madridin dhe Real Madridin. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, dy finalistet do të fitojnë 12 milionë euro secila, ndërsa 8,9 milionë do të shkojnë për dy ekipet e tjera. Në total, do të arrihet një shifër rekord prej 50 milionë eurosh, duke llogaritur edhe paratë që Federata Spanjollë e Futbollit do të marrë për transferimin e kompeticionit në Arabinë Saudite.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...