Kosovare Asllani ishte futbollistja e parë në histori që nënshkroi me Real Madridin. Sulmuesja shqiptare arriti të shënonte edhe një gol pak ditë më parë, por pa arritur të ndihmojë skuadrën e tij që të marrë një rezultat pozitiv pasi takimi u humb nga Reali. Asllani ka qenë e pafat pasi ka pësuar edhe një dëmtim në gishtin e dorës. Asaj i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në ligamentin e gishtit, por nuk pritet të mungojë gjatë. Asllani mund të rikthehet në javën e parë të shtatorit, duke qenë se me një dorezë të posaçme, mund të mbrojë mirë gishtin. Asllani është ndër futbollistet më të rëndësishme te skuadra e Suedisë, skuadër me të cilën aktivizohet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...