I dyshuari kryesor për sulmet në Kristçërç të Zelandës së Re nuk e pranoi fajësinë në asnjë akuzë.

Brenton Tarrant – i vetëdeklaruar supremacist i bardhë – akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristçërçit, më 15 mars.

Mbi të rëndon edhe akuza për terrorizëm, e cila bart dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Duke u paraqitur në seancën e gjyqit, përmes video-lidhjes nga burgu, australiani 28-vjeçar qëndroi i heshtur, ndërsa avokati ia lexoi deklaratën.

Gjykatësi Cameron Mander tha se gjykimi është caktuar për 4 maj të vitit të ardhshëm dhe se Tarrant do të mbetet në paraburgim.

Sulmet në Kristçërç janë përshkruar si të shtënat më vdekjeprurëse masive në Zelandën e Re.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...