Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt i një agjencie kosovare është sulmuar mbrëmjen e djeshme në Krushevac të Serbisë.

Në autobus gjendeshin shqiptarë nga Kosova të cilët po udhëtonin në drejtim të disa qyteteve të shtetit gjerman.
Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i përparmë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë.

Mjeti është ndalur në një vend të sigurt dhe me rastin tashmë po merret policia e Serbisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...