Disa tifozë kosovarë janë sulmuar në Çeki nga një grup të tifozëve çekë me maska. Sipas mediave kosovare, një grup me tifozë çekë dhe serbë prej 20 vetash i kanë sulmuar fizikisht katër tifozë të Kosovës. Mirëpo Policia në Çeki, ka reaguar dhe menjëherë i ka arrestuar disa nga sulmuesit. Ndërkohë gazetat vendase kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me thirrjet raciste dhe politike në stadium dhe duket se kanë të drejtë. Një grup tifozësh çekë dhe serbë janë bërë së bashku raporton “Indeksonline” dhe këndojnë kundër Kosovës. Policia reagoi menjëherë në lidhje me këtë grup që po provokonin tifozerinë kosovare, por nuk dihet nëse ka të arrestuar.

Grupet serbe së bashku me tifozët çek provokojnë 'Dardanët'

Publiée par IndeksOnline sur Jeudi 14 novembre 2019

Loading...

Shpërndaj me

Loading...