Tre vjet burg për Stojan Pavllevskin dhe 1 vjet e dy muaj për Cejo Georgievskin, të akuzuar për veprën dhunë, të ushtruar ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela natën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Gjykatësja Sllavica Andreevska tha se dallimi në dënimin mes dy të akuzuarve bazohet në faktin se Pavllevski është i pari që ka hyrë në Kuvend dhe është drejtuar nga deputetët. Pas shqiptimit të vendimit, Pavllevski tha se më 27 prill kishte shpëtuar Selën, duke thënë se dënimi është i lartë, duke paralajmëruar ankimim në shkallën e dytë.

Nuk kam koment, me të vërtetë nuk kam pritur një gjë të tillë. Dënimi është i lartë, kam pritur diçka më ulët se ky dënim sepse ti shpëtosh jetën dikujt dhe të dënojnë kështu thjesht nuk kam koment. Dihet kujt ja kam shpëtuar jetën, Zijadin Selës -tha i dënuari Stojan Pavllevski.

Prokuroria kishte rikaulifikuar lëndën për dy të akuzuarit Pavllevski dhe Georgievski nga tentim vrasje në dhunë, pas çka edhe të akuzuarit në seancën e kaluar pranuan fajin. Gjykimi për shtatë të akuzuarit tjerë për tentim vrasjen e Selës vazhdon më 2 dhe 5 korrik, kur edhe pritet të thuhen fjalët përfundimtare. Për tentim vrasje akuzohen Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Delov.

Elmedina Aliji 

Shpërndaj me