Paratë për inverterët që ESM, duhej t’i jepte drejtpërdrejt fondit për qëllime të veçanta, përfunduan në buxhetin qendror. Nga Qeveria nuk e kanë ditur se nuk ka mundësi ligjore që ndërmarrja shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike, të japë para për katër komuna, të cilat do të sigurojnë inverterët për qytetarët. Kaosi shtesë për këtë masë qeveritare u shkaktua, kur Komisioni Parlamentar i Financave dhe Buxhetit, miratoi një rialokim prej 10 milion eurove të përdoruesve të buxhetit, në Fondin e subvencionit të Kondicionerëve Inverterë. Opozita pyeti pse paratë janë siguruar nga përdoruesit e buxhetit, e jo nga SHA “ESM”.

Ju shtoni në Qeveri, në normën 488 dotacione kapitale deri tek njësitë e vetëqeverisjes lokale 620 milionë ndërsa merrni nga mbështetja informatike 140 milionë, merrni nga Ministria e mbrojtjes, Agjencia për investime të huaja, nga Enti shtetëror i statistikës ndërsa askund nuk arsyetoni përse merrni prej atje – deklaroi Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga Ministria e financave thanë se paratë janë të siguruara nga ESM, por përmes buxhetit qendror do të përfundojnë tek komunat.

Qeveria si pronare e SH.A ESM mori një vendim që e detyron ESM-në që një pjesë të fitimeve për vitin 2018 ta derdhë në buxhetin e shtetit si dividend. Fitimi tjetër i lihen ESM-së për investime dhe norma tjera siç përcaktohet në vendim. ESM sot i pagoi 10 milion euro në buxhetin e shtetit – thonë nga AD ESM.

Masën për subvencionimin e inverterëve Qeveria e paralajmëroi në fillim të dimrit për të ulur ndotjen e ajrit. Sipas asaj që është paralajmëruar, përparësi për subvencionimin me inverterë do të marrim kategoritë e cenueshme të qytetarëve. Masa do të vlejë për banorët e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Manastirit si qytete me ajrin më të ndotur.

Andrea Cobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...