Janë siguruar mjetet për “naftën e gjelbër” por Ministria e bujqësisë ende nuk ka konfirmuar afatin respektivisht nëse bujqit do të furnizohen me të deri në mbjelljen pranverore. Ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski shprehet se në seancën e ardhshme të Qeverisë pritet të miratohet programi për pagesat e drejtpërdrejta ku parashikohet edhe nafta e bujqve, por shton se tek tani duhet të vërtetohet nëse do të mund të aplikojnë bujqit që kanë marrë subvencione vitin e kaluar apo vetëm ata që kanë aplikuar për subvencione për këtë vit. Gjatë javës së ardhshme, pas rregullimit të detajeve teknike, siç u shpreh ministri do të dihet kush dhe si do të furnizohet me naftën e gjelbër.

Procedura për naftën e gjelbër është në fazën finale. Programi dhe dispozita për pagesa të drejtpërdrejta ku përfshihet metodologjia e pagesës së masës së re, që është miratuar sipas ndryshimeve të Ligjit për naftë të gjelbër, të martën do të jenë në seancë qeveritare. Me këtë vendim, “nafta e gjelbër” bëhet masë e re në vet programin vjetor për pagesa vjetore”. – theksoi Lupço Nikollovski- ministër i bujqësisë

Masa pritet të përfshijë 55 mijë bujq ndërsa parashikohet që me mjete shtetërore të mbulohen 30% të shpenzimeve për furnizim me karburant për mekanizim bujqësor. Mjetet janë siguruar dhe programuar në buxhetin e Agjencisë pagesore. Me qëllim që ta shfrytëzojnë “naftën e gjelbër”, bujqit do të kenë llogari transaksioni dhe kartela të posaçme debitore nga bankat. Nga Ministria e bujqësisë më tej thonë se është përgatitur metodologji për çdo kulturë në veçanti. Ministri Nikollovski sot në konferencë shtypi njoftoi gjithashtu se në konkursin e fundit për ndarjen e tokave shtetërore bujqësore mbi 3 hektarë për investime në kapacitetet përpunuese kanë arritur 51 aplikacione, prej të cilave 39 i plotësojnë kushtet. Investimet e përgjithshme të këtyre ofertave janë 15,5 milionë euro. Pas konkursit vijon ankandi elektronik ku ata që kanë plan më të mirë biznesi, do ta fitojnë tokën.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me