Zëvendëskryeministri Koço Angjushev nuk heq dorë nga ideja që të gjitha kompanitë, nga e vogla, e mesmja e deri tek ato më të mëdha, të marrin pjesë në masën për subvencionim e rritjes së pagave. Edhe pse dje ekonomistët porositën se pagesa e kontributeve për sigurim pensional dhe shëndetësorë dhe rritja deri në 6000 denarë duhet të jetë vetëm për pagat deri në 24.000 denarë, për Angjushevin është e rëndësishme që kompanitë e mira dhe të suksesshme, të punësuarit t’i mbajnë duke u dhënë me ndarjen e shpërblimeve.

Nëse e kufizojmë në 24.000 denarë, me siguri atëherë do ta përfshijmë pjesën më të madhe të punonjësve nëpër kapacitetet prodhuese dhe nuk do të përfshihen intelektualët kurse ne duam që edhe intelektualët tanë t’i mbajmë në vend. Ata që kanë mbaruar fakultet, inxhinierët, mjekët nëpër klinikat private, sepse kjo bëhet para se gjithash për sektorin privat, më pas informaticientët e kështu me radhë- deklaroi Koço Angjushev- zv/ kryeministër për çështje ekonomike.

Subvencionet sipas parashikimeve duhet të fillojnë nga tetori i këtij viti dhe të paguhen në 3 vitet e ardhshëm kurse gjithsej pritet të shpenzohen 120 milionë euro. Të gjithë punëdhënësit që do t’i rrisin pagat prej 600 deri në 6000 denarë, do të marrin subvencione për këtë pjesë dhe nuk do ta kenë obligim të paguajnë kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional në lartësi prej 27,5%, por vetëm tatim personal prej 10%.

Andrea Çobanova 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...