Disa studiues francezë kanë krijuar molekula të reja që për të eliminuar baktere rezistente ndaj trajtimeve ekzistuese dhe që duket se nuk sjellin rezistenca të reja, duke krijuar kështu kandidatë premtues për zhvillimin e antibiotikëve të rinj.

Rezultatet e testeve të bërë tek minjtë, të publikuara sot në revistën amerikane Plos Biology, ende duhet të konfirmohen nga testet klinike tek njerëzit, thekson ekipi i biokimistëve dhe kimistëve të institutit Inserm dhe të universitetit të Rënesë.

Këto zbulime pritet t’i japin një zgjidhje problemit të zhvillimit të antibiotikorezistencës nga ana e baktereve që përbën një kërcënim të rritje për shëndetësinë botërore.

Sipas një studimi britanik, ky fenomen mund të shkaktojë vdekjen e dhjetë milionë personave në vit deri në vitin 2050.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...