Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë. Këtë e tregon një studim i OCSE,( Office of Child Support Enforcement), i realizuar mbi nxënësit e moshave mesatare 15 vjeç anembanë globit. Të dhënat përfundimtare të tij tregojnë se adoleshentët që vijnë nga katër rajone kineze: Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang, shënuan rezultatet më të larta në lëndët shkencore, sidomos në matematikë. Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre, ishin më të ulëta sesa mesatarja ndërkombëtare.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...