Një student i operas i dhuroi mëlçinë babait të tij i cili u diagnostikua me kancer, pavarësisht rrezikut se mund të humbte zërin për shkak të operacionit.

Mazlum Dogan, një student i operës në Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan në Stamboll, dhuroi tre të katërtat e mëlçisë së tij për të ndihmuar babanë e tij 48-vjeçar, Ali Dogan, i cili u diagnostikua majin e kaluar me kancer djhe mjekët i kishin dhënë vetëm një muaj jetë.

Megjithëse Ali Dogan nuk pajtohej me vendimin e djalit të tij, Mazlum kundërshtoi çdo dhurim tjetër për babain e tij dhe i kërkoi kirurgut Shinasi Sevmis që të përmbushte dëshirën e tij për të qenë ai dhurues i organeve.

Pas një transplanti të përpiktë dhe të suksesshëm gushtin e kaluar, babai rimori shëndetin e tij, dhe Mazlum Dogan u fut në operacion pa dëmtuar diafragmën e tij dhe kështu zërin e tij.

Dogan i tha agjencisë turke të lajmeve Anadolu se ai nuk mund të mendonte për paratë dhe jetesën e tij përsa kohë ishte në lojë jeta e babait të tij.

“Babai im është i ri. Ka shumë për të bërë dhe jetuar”shpjegoi ai duke shtuar se karriera e tij e ardhshme në opera nuk ishte më e rëndësishme se shëndeti i të atit.

Ai tha se një mjek që kryente operacionin e siguroi atë se prerja ishte bërë pa dëmtuar diafragmën e tij, një organ shumë i rëndësishëm për këngëtarët e operës.

“Operacioni ishte i vështirë. Transplanti i organeve ishte mënyra jonë e shpëtimit. Ne e dinim se do të humbnim babanë tim,” tha Mazlum Dogan, duke shtuar se ai nuk kishte pasur probleme me traktin e sipërm të frymëmarrjes ose diafragmën e tij pas operacionit.

Ai shpjegoi se ishte 18 vjeç kur dhuroi mëlçinë e tij, duke shtuar se për të rritur ndërgjegjësimin për dhurimin e organeve, ai bëri një film të shkurtër në bashkëpunim me Spitalin Gaziosmanpasa të Universitetit Yeni Yuzyil, ku u krye operacioni.

Krenar për të birin, Ali Dogan, shpreson që shembulli i familjes së tij të rrisë ndërgjegjësimin për dhurimin e organeve.

“Unë jam shumë mirë tani. Mund të ëndërroj, po shkoj drejt së ardhmes”, tha ai, duke shtuar se operacioni ishte një “rilindje” për të.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...