Studentët më të mirë janë të parët që largohen për punë jashtë vendit. Arsyeja për këtë është se biznesi vendor nuk është i lidhur me universitetet. Për të ruajtur kuadrot cilësor në vend, kompanitë duhet të japin paga më të larta. Sipas ekspertëve që morën pjesë në forumin e biznesit në Shkup, për përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë, është e nevojshme të rritet mbështetja shtetërore e të rinjve, që ata të fillojnë biznesin e tyre. Për të zhvilluar një ekonomi konkurruese, është gjithashtu e nevojshme të forcohen kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të shfrytëzuar fondet në dispozicion të BE-së.

Përvoja tregon se, për fat të keq, së pari më të mirët ikin. Kjo është e keqja. Së dyti, për të mbajtur këtu të rinjtë ka dy mënyra: Së pari, të rriten pagat në kompanitë tona, sidomos te investitorët e huaj që punësojnë shumë staf inxhinierik dhe me arsim të mesëm teknik. Dhe së dyti , të rritet vetëpunësimi dhe zhvillimi i frymës sipërmarrëse dhe të rinjtë të fillojnë biznesin e tyre “.- theksoi Radmill Polenakoviç, profesor në Fakultetin e Makinerisë

Një problem i madh për kompanitë e vogla dhe të mesme në vend është se ata nuk kanë kapacitet dhe kuadër të mjaftueshëm për të aplikuar për përdorimin e parave evropiane.

Shpesh këto janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë vetëm pak punonjës dhe nuk kanë as resurse të mjaftueshme njerëzore, e as kapacitete për të hulumtuar më mirë dhe për të përgatitur një projekt propozim, dhe nga ana tjetër janë kriteret komplekse, si teknike ashtu edhe financiare, që ata kanë nevojë t’i përmbushin që plotësohen kriteret e kërkuara. “- tha Aleksandra Karakashova Saçkarska, Eksperte për funksionimin e ndërmarrjeve

Shteti ndihmon kompanitë e vogla dhe të mesme përmes Fondit të Inovacionit, Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë, por sipas ekspertëve, për konkurrencë më të madhe në ekonominë e Maqedonisë, është e nevojshme të aplikohet mënyrë e re e prodhimit ose produkteve të reja.

Aleksandra Spasevska

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...