“Tani mund të themi sigurt se struktura e Notre Dame është ruajtur nga shkatërrimi i plotë”, tha një zyrtar i zjarrfikësve që  luftoi me zjarrin e madh që goditi katedralen e famshme. Një zjarrfikës është plagosur rëndë gjatë operacionin kundër zjarrit.

Më parë, komandanti i zjarrfikësve francez, Jean-Claude Gallet tha se nuk ishte i sigurt nëse zjarri do të ndalohej. Zjarri kishte filluar të përhapet në kupolën e dytë të kambanave, gjë që po të vazhdonte, do të nënkuptonte një shkatërrim të plotë të katedrales.

Një nga kupolat dhe kulmi i katedrales së famshme në Paris u shemb nga zjarr që filloi në orën 18:50.

Ekipet speciale ishin angazhuar për të ruajtur artefaktet. Zëdhënësi i katedrales, Andre Fino, tha se të gjitha artefaktet janë në vend të sigurt dhe jashtë rrezikut.

Rreth 400 zjarrfikës kanë luftuar kundër zjarrit, kurse shërbimet e zjarrfikësve thanë se nuk ishte e mundur të shuhej zjarri nga ajri, sepse në këtë mënyrë struktura e katedrales do të vihej në rrezik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...