Shteti ka përuruar terminalin e ri doganor me kufirin e Shqipërisë në kalimin kufitar Qafë Thanë, por rruga deri atje është sikur nëpër filmat horror. Vrima dhe arnime në çdo metër ndërsa pas çdo reshje të dendur të shiut, shkatërrohet edhe më shumë.

“15 vite, çdo ditë udhëtoj në Shqipëri. Vetëm të dielën nuk udhëtoj. Kjo është e palejueshme, por s’kemi çfarë të bëjmë.

“Rrugët në anën tjetër të kufirit me Shqipërinë janë më të mira se këtu. Kam këtu shumë kolegë dhe të njëjtën do t’ua thonë. Kjo është turp për shtetin”.

Qafë Thana është kalim shumë i frekuentuar kur qytetarët tanë shkojnë për pushime në Shqipëri.

Për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore, as biznesmenët nuk janë në gjendje ta shfrytëzojnë portin e Durrësit.

Është më afër, më pak se 150 kilometra nga këtu është porti i Durrësit dhe transporti me anija është më i lirë. Por, qasja jonë deri tek ky port është e vështirë, edhe atë nga ana jonë – tha Mevmed Xhemailoski- biznesmen.

Ndërkohë, nuk ka lajme të reja sa i përket ndërtimit të aksit në këtë autostradë. Maksimumi që mund të shpresojmë është ndërrimi i shtresës së epërme të asfaltit.

Nëse lejojnë kushtet e motit, rehabilitimi do të fillojë në fund të këtij viti, nëse kushtet e motit nuk e lejojnë këtë, atëherë rehabilitimi do të fillojë në pranverë të vitit 2020 – njoftojnë Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Ndryshe, edhe në muajin mars të vitit të kaluar për Alsat nga Ministria e transportit pohonin se parashihet rehabilitimi i kësaj rruge të rëndësishme, por kjo ende nuk është bërë.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...