A po bëhet luks uji për banorët e Strugës e jo nevojë e përditshme? Qytetarët e Strugës, si qytet që gjendet afër sasive të mëdha të ujit edhe në këtë periudhë të vitit ka problem serioz me furnizimin e rregullt të ujit. Tetorin banorët e Strugës e kanë kaluar me nivel më të ulët të ujit, presion të ulët në katet e sipërme të ndërtesave kurse shtëpitë kanë pasur ndërprerje nga disa orë.

“Nuk ka problem më të madh në Maqedoni. Ku qëndron problemi, nuk e dimë. Unë jam nga Llabunishti. Nuk ka ujë gjatë tërë ditës…”

Kritike është edhe në Tatesh të Poshtëm dhe të Epërm, Veleshtë dhe Belicë të Poshtme. Nga ndërmarrja publike “Proakua” arsyetohen që kjo ka të bëjë me nivelin e ulur të burimeve në Belicë të Epërme dhe Shum.

Kishte ndërprerje thuajse tërë muajin tetor, prej orës 22 deri në orën 6 të mëngjesit për shkak të gjendjeve hidrologjike gjegjësisht burimet pësuan rënie drastike. Nga 4 nëntori kur edhe ranë reshjet e para të shiut pas një kohe të gjatë, gjendja hidrologjike është përmirësuar dhe tani nuk kemi ndërprerje..”-tha Jonçe Dokoski- “Proakua” Strugë.

Për momentin, rezervuarët janë të mbushura me 70%. Në ndërkohë, siç shprehen nga “Proakua”, po punohet në studim fizibiliti për vendosjen në funksion të burimeve të reja në Golema Reka mbi fshatin Zbazhdë.

Kjo ka kapacitet prej diku 500 litra në sekondë. Në periudhën e verës do të mbulohet me 50 litra për sekondë”-pohoi Jonçe Dokoski- “Proakua” Strugë.

 Por, ish drejtori i ndërmarrjes “Proakua” nuk është optimist se këto burime mund të vihen në funksion së shpejti. Sipas Vait Ajros, për këtë do të duhen të paktën pesë deri gjashtë vite dhe rreth 50 milionë euro.

Por, në ndërkohë, ekziston edhe një problem shtesë. Sasitë e reja të shiut kanë mbushur rezervuarët, por në Strugë kanë shkaktuar probleme të reja. Më saktë, është turbulluar uji ku si pasojë nga fundi i javës është vendosur ndalesë për pije.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...