Qeveria e përpiloi dhe e dërgoi në Kuvend Ligjin për investime strategjike. Qëllimi, sipas zyrtarëve, është rritja e investimeve në nivel lokal ndërsa për investitorët parashihet edhe ndihmë shtetërore financiare. Investim strategjik sipas Qeverisë do të jetë ai që do të realizojë investim nga më së paku 100 milionë euro në Maqedoni, por pjesën më të madhe të parave, investitori ta investojë në zonat rurale përmes ndërtimit të fabrikave dhe hapësirave të ngjashme afariste. Mund të investojnë kompani të huaja, por edhe ato vendore, ndërsa projektet e tyre të jenë në përputhje me mbrojtjen e mjedisit, të kenë efikasitet energjetike dhe në përputhje me standardet dhe ligjet në Maqedoni. Për atë se cili projekt do të jetë strategjik, do të vendos komisioni prej dy anëtarëve, të gjithë ekspertë nga fusha të ndryshme.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...