Thomas Strakosha foli për “Lazio Style Radio” në lidhje me ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit në Serie A.

“Ne kemi nevojë për dashuri dhe kjo na jep energjinë për të ecur përpara. Tifozët na mbështesin në stadium, por edhe kur i takojmë në jetën e përditshme. Shpresojmë t’iu japim gjithnjë e më shumë kënaqësi tifozëve, brenda dhe jashtë fushës. Nuk kam pasur shumë punë në ndeshjet e fundit? Më mirë, sepse kjo do të thotë që nuk u japim asgjë kundërshtarëve dhe mbrohemi më të qetë. Pa dyshim, në vend të kësaj, kur skuadra tjetër arrin të jetë e rrezikshme, gjithmonë duhet të jem gati, në mënyrë që ta mbaj të paprekur portën time. Juventusi? Një sfidë shumë e rëndësishme për udhëtimin tonë na pret të shtunën. Ne e dimë se çdo pikë është e çmuar, por nuk kemi frikë nga askush. E respektojmë Juventusin, është një ekip i shkëlqyer. Bardhezinjtë do të duan të shpaguajnë veten, pas barazimit të fundit në shtëpi, por ne po mendojmë të vazhdojmë rrugëtimin pozitiv dhe të japim më të mirën,” tha mes tjerash Strakosha

Ndryshe Stakosha ishte mbrëmë në “Lazio Club Quirinale”, bashkë me Luiz Felipe, në një takim me tifozët. Aty mbërriti presidenti Lotito dhe drtejtori sportiv, Igli Tare. Nuk mungoi as shqiponja, simboli i bardhekaltërve, por edhe i shqiptarëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...