Polaku Kamil Stoch, ka triumfuar në garën e fluturimeve me ski të zhvilluar në Lillehammer dhe kështu erdhi deri tek fitorja e 28-të ne garat e Kupës së Botës. Kampioni olimpik nga Pjonçang, triumfoi me 306.4 pikë (140,5 m/141,0 m). Pozita e dytë ishte rezervuar për bashkëpatriotin e tij Dawid Kubacki me 278,7 pikë (139,0/140,5), ndërsa norvegjezi Robert Johansson ishte i treti me 273,7 pikë (137,0/136,5). Në renditjen e përgjithshme i pari është Kamil Stoch (1103 pikë), pas tij janë gjermani Richard Freitag (913), ndërsa i treti është norvegjezi Daniel-Andre Tande me 849 pikë. Gara e ardhshme e Kupës së Botës do të zhvillohet në Trodheim.

Shpërndaj me