Ish kreu i Komunës së Karposhit, Stevçe jakimovski është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykatësi i procedurës paraprake javën e kaluar i ka hequr Jakimovskit masën e arrestit shtëpiak dhe i ka caktuar masat e sigurisë, kjo vjen pas propozimit të prokurorit publik kompetent i cili ka kërkuar ndërrimin e arrestit me masa të kujdesit.

“Prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak dhe caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe ka zëvendësuar arrestin shtëpiak me masë të kujdesit”, njoftojnë nga gjykata.

Gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak Jakimovskit në mars të këtij viti. Ai bashkë me katër persona të tjerë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën prej 2011 deri në vitin 2017.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...