Rahim Stërling nuk i ka zhgënjyer tifozët dhe trajnerin e tij Pep Guardiola.  Ai është më gati se kurrë për ndeshjen ndaj Real Madridit dhe pritet të luajë nga minuta e parë. Problemi tashmë është kaluar dhe këtë e konfirmon edhe Guardiola, i cili deklaron se Stërling është gati dhe se është mrekulluar nga rikuperimi i shpejtë i sulmuesit të “Tre Luanëve”, pas atij lëndimi.

“Rahem është i gatshëm për ndeshjen e sotme. Më ka mahnitur me rigjenerimin aq të shpejtë dhe gjendjen e tij fizike. Stërling më ka thënë të hyjë në lojë që në ndeshjet me Uest Hem dhe Leister, por mjekët nuk e kanë parë të arsyeshme. Kjo ishte një shenjë e mirë se ai do të ishte gati për sonte”, tha Guardiola, i cili sonte pëballet me Real Madridin në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...