Shkalla e papunësisë vazhdon të bie. Në tremujorin e tretë të këtij viti, papunësia është 17.1 përqind, për dallim me tre muajt e kaluar, kur papunësia ishte 17.5 përqind. Shkalla më e lartë e papunësisë është te qytetarët e moshës deri në 24 vjet dhe është 35%. Të dhënat nga statistikat e shtetit tregojnë, se numri i popullsisë aktive në Maqedoni është rreth 965 mijë qytetarë. Nga këto, afro 800,000 janë në punë me kohë të plotë dhe afro 165,000 janë pa punë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...