Post ndeshja mes Juventusit dhe Milanit u shoqërua me shumë polemika. Kjo jo në lidhje me rezultatin e sfidës, por për faktin e zëvendësimit të Kristiano Ronaldos në minutën e 54 nga trajneri Maurisio Sarri. Fabio Kapelo u shpreh se Sarri bëri mirë që e zëvendësoi pasi Ronaldo ishte më i dobëti në fushë, ndërsa shtoi se 34-vjeçari nuk driblon prej tre vitesh një kundërshtar. Kjo deklaratë ka shtyrë të përditshmen torineze “Tuttosport”, të bëjë një analizë të ndeshjeve të Kristiano Ronaldos. Rezultati i këtij vëzhgimi tregon se deri në këtë pikë të sezonit, Ronaldo ka një mesatare driblimi për ndeshje 5.7. Dhe nga këto, ka arritur të superojë me sukses kundërshtarin në një mesatare 3.38. E përkthyer në përqindje, CR7 rezulton 60.7% për ndeshje. Një mesatare e lartë, e cila në fakt nga vëzhgimi del se është më e mira në pesë sezonet e fundit. Duke lënë pas edhe Ronaldon e kohëve të Real Madrid. Në këtë formë, ka rënë poshtë edhe pretendimi i Kapelos, i cili me siguri nuk ka pasur parasysh statistikat kur është shprehur në atë mënyrë. Edhe pse është e vërtetë dhe statistikat tregojnë se Ronaldo, nuk ka dribluar në katër ndeshjet e fundit të Juventusit

Loading...

Shpërndaj me

Loading...