Prodhimi Bruto Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti u rrit në 3 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Ndonëse trendi në rënie në ndërtimtari dhe bruto-investime vazhdon, qeveria mbetet optimiste. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev pohon se deri në fund të vitit, do të realizohen parashikimet qeveritare për rritje ekonomike prej 2.8% pasi projektet e ndërtimit filluan të realizohen më vonë.

Ky PBV gjenerohet nga ekonomia reale, nuk gjenerohet nga projekte virtuale, nga projektet që shteti i ka bërë me huamarrje – deklaroi Koço Angjushev, zëvendës Kryeministër.

Megjithatë, biznesmenët thonë se për një rritje më të madhe duhet të ketë më shumë lëvizje në industrinë e ndërtimit.

Nëse do të kishim rritje e përgjithshme në dy tremujorët e parë prej 1.6 për qind, tani me këtë rritje mund të presim që projeksionet e parashikuara, që janë në përputhje me rebalancin e buxhetit do të mund të ishin realizuar – tha Biljana Peeva-Gjuriq, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Banka Botërore, prej ku nga ky vit parashikojnë rritje modeste prej 2.5 për qind, që është më pak se projeksionet e qeverisë, thonë se për dallim nga viti i kaluar kur ekonomia stagnonte, mund të shihet një trend pozitiv. Por megjithatë mendojnë se vendi është ende larg nga mesatarja evropiane.

Investimet po kthehen në vend dhe ky është një lajm i mirë, nevojitet mbështetje. Është shumë e rëndësishme që Maqedonia të përshpejtojë rritjen, në mënyrë që ta mbulojë hendekun që shfaqet me Evropën – deklaroi Marko Mantovanelli, Banka Botërore.

Sipas të dhënave të Entit të statistikave, në tremujorin e tretë, ndërtimtaria ka shënuar rënie me 2.6 për qind, investimet bruto janë zvogëluar me 8.5 për qind, bujqësia kishte rënie me 4.8 për qind. Rritjen në tremujorët e tretë këtë vit e tërheqin tregtia, industria, bastoret, këndet e lojërave, kazinot dhe aktivitete të tjera rekreative dhe argëtuese. Përndryshe, në tremujorin e parë PBV-ja u rrit me 0.1, ndërsa në të dytin me 3.2 për qind.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me