Futbollisti anglez, Daniel Starixh sot zbarkoi në Turqi, ku do të firmos kontratë me skuadrën e Trabzonsporit. Sulmuesi 29 vjeçar largohet nga “Enfilld Roud” i Liverpullit, si futbollisti i lirë, duke regjistruar 160 ndeshje dhe 67 gola. Në fund të sezonit të kaluar, Starixh u pezullua me 2 javë dhe u ndëshkua me 75 mijë paund, për shkak se u shpall fajtor për shkelje të rregullave të basteve në futboll. Nuk ka dyshim se Starixh do të jetë një përforcim i madh për Trabzonsportin, në rast se nuk përsërit lendimet , që ishin pengesa kryesore që të shkëlqejë plotësisht tek Liverpulli.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...