Kthimi i stabilitetit politik në vend është faktori më i rëndësishëm që ka përshpejtuar rritjen ekonomike. Zgjidhja e kontestit të emrit dhe anëtarësimi në NATO do të mund ti përshpejtojë më tej reformat strukturore. Këto janë arsyet kryesore për agjencinë Standard and Poor’s për të konfirmuar rejtingun kreditor, të Maqedonisë së Veriut në BB – me një perspektivë të qëndrueshme. Nga Agjencia ndërkombëtare e kreditimit presin që në tre vitet e ardhshme rritja e ekonomisë në Maqedoni të jetë rreth 3%, e nxitur nga konsumi i brendshëm, eksportet dhe investimet, si dhe përshpejtimi i investimeve kapitale. Agjencia e vlerëson si pozitive edhe reformën e fundit të pensioneve.

Standard & Poor’s vlerëson borxhin publik të Maqedonisë si të moderuar dhe pas një periudhe të gjatë rritjeje në të kaluarën, vlerësohet se borxhi gradualisht do të stabilizohet dhe do të arrijë në 48.7 për qind të PBB-së deri në vitin 2022″- thuhet nga Standard & Poor’s.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dje gjatë prezantimit të të dhënave për rritjen e PBB-së, tha se ai është optimist për rritjen ekonomike për këtë vit. Sipas tij, parashikimet e qeverisë për rritje ekonomike prej 3.2 për qind në vitin 2019 janë të arritshme.

Ne presim hyrje serioze shtesë të investimeve të huaja dhe ringjalljen e mëtejshme të ekonomisë. Ne jemi optimist se këtë vit ekonomia do të lëvizë me një normë më të lartë se 3%”- tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Standard & Poor’s në raportin thekson se mund të vijë te përmirësimi i rejtingut nëse reformat zbatohen në kohë. Në të kundërt, në përkeqësimin e rejtingut të kredisë mund të ndikojë rikthimi i tensioneve politike ose ngadalësimi i ritmit të reformave, të cilat do të kishin efekt negativ në rritjen dhe investimet e huaja, si dhe në rastin e mos-disiplinës fiskale që do të vinte në pikëpyetje qëndrueshmërinë e borxhit publik . Përveç Maqedonisë, me BB janë vlerësuar edhe Bangladeshi, Bolivia, Gjeorgjia, Guatemala, Hondurasi dhe Vietnami.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...