Një fenomen i rrezikshëm ka ndodhur gjatë Interi-Atalanta në stadiumin “San Siro”. E përditshmja italiane, “Corriere dello Sport” zbulon se struktura e katit të tretë të stadiumit ka pësuar lëkundje. Ato shkojnë deri në 5 centimetra. Kjo gjë ka alarmuar bashkinë e qytetit të Milanos që kanë vënë në dispozicion menjëherë një grup ekspertësh për të analizuar këtë. Sipas tyre kati i tretë lëkundet në frekuenca të caktuara. Kujtojmë se ky kat është ndërtuar gjatë viteve 80-të, në kuadër të përgatitjeve të Botërorit të vitit 1990 që u zhvillua në Itali.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...