Sindikata e SPOGJ-it, nuk do të presë më, ose përfitimet dhe kushtet e punës të administratorëve të gjykatës do të jenë të barabarta me ato në sektorin privat, ose do të bëjnë grevë të përgjithshme. Sindikalistët ankohen se marrëveshja kolektive e tyre i ka mbi 20 vjet, nuk marrin regres për pushime vjetore, ditarët e udhëtimit u janë anuluar për një kohë të gjatë, punojnë nën presion që nuk duan më ti durojnë. Për rritjen e pagave prej 5% thonë se nuk është keq, por mundet edhe më shumë.

Dihet çfarë vijon. Lufta sindikale parasheh, nëse nuk ka marrëveshje në tavolinë,  atëherë do të ketë protesta dhe greva. Fjala protestë dhe grevë asnjëherë nuk ka qenë i njohur për sindikatën. SPOGJ çdoherë ka organizuar protesta kur nuk ka qenë i kënaqur. Ka pasur edhe ditë rekord të grevës,  një herë 60 ditë ndërsa një herë madje 80 ditë”-tha Peco Grujovski, kryetar i SPOGJ.

Ministri i administratës, Damjan Mançevski thotë se punon në  atë që të vihet rend në funksionimin e sektorit publik. Nuk premton se do të realizohen të gjitha kërkesat e sindikalistëve, por premtim pwr riorganizim serioz brenda, që qytetarët të kenë shërbime më të mira nga nëpunësit e shtetit.

Për të pasur arsyeshmëri se ajo që jemi duke e dakorduar, do të dakordohemi për në marrëveshjen kolektive, i arsyetojmë para qytetarëve, qytetarët duhet të jenë të kënaqur nga shërbimet që i marrin nga shërbimet e sektorit publik. Dhe për këtë arsye është mirë që të bisedojmë paralelisht edhe për marrëveshjen kolektive edhe për atë që do të thotë shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët“-pohoi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Njëra prej temave aktuale që ka të bëjë me administratën është transferimi i kuadrit nga sektori publik në atë privat. Megjithatë, ende nuk është definuar deri në fund se si do ta ofrojë shteti tepricën e administratorëve bashkë me pakon e lehtësimeve financiare për ndërmarrjet që do t’i punësonin.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...