Alain Robort i njohur në të gjithë botën si “spidermani” francez bëri përpjekjen e radhës për tu ngjitur në rrokaqiellin e pestë më të madh në botë, Lotte World Twon në kryeqytetin koreano jugor, Seul. Robert tentoi të ngjis ndërtesën 123 katëshe pa litar dhe asnjë mjet tjetër sigurie. Robert kishte arritur të ngjitet në gjysmë të rrokaqiellit kur arrti policia dhe e ndaloi atë ta arrij qellimin e tij.

“Unë nuk u dorëzova por më kapën. Policia luante me mua si macja me miun dhe u deturova të ndalojë. Nëse nuk do të kishte ardhur polica do të ngjitesha deri në majë”, tha Alain Robert, “Spidermani” francez.

Në fakt që aksioni i tij të pengohet nga policia nuk është diçka e re për Alan Robertin, ai madje shpesh është arrestuar dhe dërguar në stacionin e policisë për aktivitetin e tij. Përndryshe 55 vjeçari francez bënë ngjitje ekstreme në shkëmbinj dhe rrokaqiej në stil të lirë pa asnjë pajise mbrojtëse.

Shpërndaj me