Në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, ditë më parë, në periudhën nga ora 11 deri ora 14 në Tetovë dhe nga ora 11 deri ora 18 në Gostivar, është realizuar aksion i përforcuar kontrollues, i shpejtësisë me të cilën lëvizin veturat në vendbanime dhe jashtë tyre.

Në Tetovë dhe rrethinë janë zbuluar gjithsej 23 shkelje, prej të cilave 10 në vendbanime dhe 13 jashtë vendbanimeve, numri më i madh prej tyre edhe atë 18, kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë për 10 deri 50 kilometra në orë.

Tejkalimet e konstatuara të shpejtësisë, janë sanksionuar me 17 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, 3 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 3 vërejtje me shkrim.

Gjatë kontrollit të kryer në Gostivar dhe rrethinë, gjithsej janë zbuluar 21 shkelje, gjegjësisht tejkalim i shpejtësisë së lejuar maksimale. Numri më i madh i shkeljeve edhe atë 14, kanë qenë për tejkalim prej 30 deri 50 kilometra në orë, 4 shkelje prej 50 deri 70 kilometra në orë dhe 3 mbi 70 kilometra në orë.

Shkeljet e konstatuara gjatë këtij kontrolli janë rrumbullakuar me 18 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, 2 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 1 vërejtje me shkrim.

Bashkim Sulejmani

Loading...

Shpërndaj me

Loading...