Sparkasse Bank do të mbështesë 13 kompani në kuadër të programit “Hap pas Hapi” dizajnuar për të mbështetur dhe zhvilluar start up bizneset në vendin tonë. Sipas drejtorit Gligor Bishev për këtë program kanë konkurruar gjithsej 50 pjesëmarrës ndërsa 13 janë selektuar për financim. Bishev më tej tha se programi në fjalë do t’u mundesoj startup bizneseve te zhvillojnë plane biznesi dhe me ndihmën e kapitalit financiar te vazhdojne aktivitetin e tyre te investimeve , ose te sigurojnë kapitalin e nevojshëm te punës. Programi i mbështetjes financiare do të jetë deri në 10,000 euro për kompanitë jo me te vjetra se 12 muaj dhe deri në 25,000 euro për kompanitë me histori aktive ndërmjet 12 dhe 36 muajve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...