Nga një bankë e vogël, për dhjetë vite Shparkase arriti që të bëhet bankë e mesme. Përmes produkteve inovative për një dekadë, u bë bankë e cila përmbush nevojat e popullatës dhe kompanive. Edhe pse rrëfimin e saj në Maqedoni, Shparkase Bank e fillo në prag të recesionit më të madh botërorë, me pjesëmarrje në treg prej 2,8%, për 10 vite arriti që dyfish të shënojë rritje dhe të kalojë në kategorinë e bankave mesatare, është shprehur Gligor Bishev, kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i Shparkase Bank. Në fjalimin e tij me rastin e 10 vjetorit në tregun e vendit, sipas Bishevit, banka edhe më tej mbetet me kapital të lartë prej 18,4% përshtatshmëri të kapitalit dhe 6,1% kredi jo-funksionale.

Ne tentuam edhe më tej të mbesim bankë e mirë dhe besoj se këtë e kemi bërë, që të jemi bankë e mirë dhe njëkohësisht edhe dinamike me inovacione të integruara në komunitet. U bëmë bankë që i njeh nevojat e kompanive dhe popullatës dhe i përmbush nevojat e tyre- tha Gligor Bishev- kryetar i Këshillit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm

Sava Dallbokov, kryetar i Këshillit mbikëqyrës të Bankës Shparkase në Maqedoni tha se njëra prej porosive kryesore të grupacionit Shparkase që para 200 viteve është që të punojë për të pasur më pak të varfër, ndërsa kjo porosi i udhëheq edhe në Maqedoni.

Dhe kur unë do ta marr këtë dhe të shikoj se çfarë kemi arritur në Maqedoni në dhjetë vitet e kaluara, kjo nuk është vetëm meritë e jona, por është ministri i Financave, Qeveria, bashkësia afariste, njerëzit gjithsesi mund të themi se ky parim i marketingut dhe ky vizion na shpie edhe në Maqedoni. Edhe këtu kemi super rezultat në 10 vitet e kaluara- deklaroi Sava Dallbokov, kryetar i Këshillit mbikëqyrës të Shparkase Banka Maqedoni.

Për zhvillimin dhjetëvjeçar të bankës në Maqedoni kyçe kanë qenë disa zhvillime. Në vitin 2009 u formua S Lizing, vitin e ardhshëm u realizua financimi i parë projektues në Maqedoni. Banka e financoi centralin e parë biogaz, e vendosi bankomatin e parë me funksion depozitues dhe këmbimor dhe u lansua kredia e parë konsumatorë me sigurim jetësor. Vitin e kaluar banka filloi të ofrojë shërbime brokere, depozitare dhe shërbime të gardianit të pronës. Sivjet filloi t’u ofrojë kompanive mbrojtje nga rreziku kreditor duke u ofruar slote kreditore, kredi konsumatore për efikasitet energjetik, ndërsa nga muaji i kaluar edhe financim të start-ap bizneseve.

ALeksandra Spasevska

 

Loading...

Shpërndaj me