Prokuroria në Spanjë ka nisur hetime të reja kundër kroatit Luka Modriç për dyshim të fshehjes së tatimit në vlerë prej 1.2 milion euro. Gjyqëtarët spanjoll konsiderojnë se Modriç, para 6 vitesh , duhej të paguaj tatimin, edhe pse në Madrid qëndroi vetëm 4 muaj, pasi që 8 muaj të vitit 2012 i kaloi te skuadra angleze e Totenhamit. Më parë Modriç akuzohej se në vitin 2013 dhe 2014, poashtu kishte fshehur tatim në vlerë prej 800 mijë euro, dhe së bashku me shumë aktuale , kroate duhej të shlyejë borxhin në vlerë prej 2 milion eurosh. Ylli i Real Madridit ka filluar negociatat me prokurorin spanjolle që t’i shmanget qëndrimit në burg dhe të paguajë vlerën për të cilën akuzohet, njëjti siç kanë vepruar edhe Ronaldo, Marselo dhe Hoze Murinjo.

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com