Kombëtarja e Spanjës, një ditë para fillimit të Botërorit në Spanjë, shkarkon trajnerin Zhulien Lopetegi.

“Ne e falënderojmë Julen për gjithçka ka bërë. Falë tij ne jemi në Rusi, por jemi të detyruar ta shkarkojmë atë. Nuk do të ndjehem i tradhtuar, por problemi është se si ai ka bërë gjëra me mendjen e tij si trajner i Spanjës. I ka bërë këto veprime në mungesë totale të pjesëmarrjes së Federatës së Futbollit të Spanjës, duke negociuar dhe pranuar stolin e Real Madridit. Kjo është diçka që ne nuk mund ta injorojmë. Pasuesi i Lopetegit? Nuk dimë asgjë për momentin, e vetmja gjë që mund të them është se do të përpiqemi t’i lëvizim gjërat sa më pak që të jetë e mundur,” tha mes tjerash presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales,

Në këtë kohë, opsioni i dyshes Hierro-Celades së bashku, për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të ekipit kombëtar në Rusi po fiton forcë. Tri javë më parë, Lopetegit iu ripërtëri kontrata deri në vitin 2020, por tri ditë para debutimit të “La Roja” në Rusi, kundër Portugalisë, Real Madridi njoftoi punësimin e Lopetegui për tri sezone, duke paguar klauzolën e tij të lirimit nga kombëtarja e Spanjës, prej 2 milionë euro. Që atëherë, tensioni ka përshkuar grumbullimin e ekipit kombëtar spanjoll në Krasnodar dhe ngjarjet kanë precipituar deri në arritjen e zgjidhjes përfundimtare, shkarkimin e Lopetegit.

Shpërndaj me