Basketbollistët e Argjentinës dhe Spanjës, do të luajnë në finale të Botërorit në Kinë. Argjentina siguroi finalen e tretë, pasi që në gjysmëfinale mundi Francën me 80-66. Më shumë emocione kishte në sfidën e dytë të gjysmëfinales, ku u zhvilluan edhe 10 minuta shtesë. Përballja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 71-71 dhe nuk kishte fitues pas kohës së parë shtesë , që u mbyll me rezultat 80-80. Në vazhdim, Spanja u mbështet tek eksperienca dhe në fund shënoi fitore me rezultat 95 – 88. Finalja e madhe do të zhvillohet në Pekin, të dielën në orën 14.00. Argjentina kërkon titullin e dytë botëror, pas vitit 1950, kur ishte organizator I Kupës së Botës. Ndërkohë për Spanjë është finalja e dytë, pas vitit 2006, kur arkëtuan medaljen e artë, duke mundur Greqinë në kryeqendrën e Japonisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...