Janë zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt të fazës kualifikuese për Euro 2020-të.

Grupi F (Spanja 12, Suedia 7, Rumania 7, Norvegjia 5, Malta 3, Ishujt Faroe 0)

Spanja ka marrë fitoren e katërt radhazi në grup pasi ka mundur 3-0 Suedinë në “Bernabeu”. Dy golat e parë të spanjollëve kanë ardhur me penallti, e para është realizuar nga Ramos në të 64-të, ndërsa e dyta nga Morata në të 84-ën. Oyarzabal ka shënuar të tretin në të 87-ën. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Rumania ka mundur 4-0 Maltën, ndërsa Norvegjia ka fituar 2-0 në fushën e Ishujve Faroe.

 

Grupi B (Ukraina 10, Luksemburgu 4, Serbia 4, Portugalia 2, Lituania 1)

Një gol i Yaremchuk në minutën e 6-të i ka dhuruar fitoren Ukrainës së Shevchenko-s kundër Luksemburgut. Fiton edhe Serbia, që ka mundur 4-1 Lituaninë pas humbjes turpëruese 5-0 të pësuar tri ditë më parë kundër Ukrainës.

Grupi D (Irlanda 10, Danimarka 5, Zvicra 4, Gjeorgjia 3, Gjibraltari 0)

Irlanda ka fituar vetëm 2-0 kundër Gjibraltarit, edhe pse ka dominuar takimin. Ka qenë një autogol i Chipolina-s (29′) që ka zhbllokuar ndeshjen, e cila është mbyllur në të 93-ën nga Brady. Fitore e thellë për Danimarkën, që ka mundur 5-1 në shtëpi Gjeorgjinë. Shkëlqen Dolberg me dy gola (14′, 63′), ndërsa tre të tjerët janë shënuar nga Eriksen (30′, pen.), Poulsen (73′) dhe Braithëaite (93′).

 

Grupi G (Polonia 12, Izraeli 7, Austria 6, Sllovenia 5, Maqedonia V. 4, Letonia 0)

Shkëlqen Polonia, që ka mundur Izraelin 4-0 në shtëpi në atë që ishte një sfidë për kreun. Piatek )35′), Leëandëoski (56′), Grosicki (59′) dhe Kadzior (84′) kanë qenë autorët e golave. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Sllovenia ka mundur 5-0 Letoninë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...