Shtatëdhjetë e shtatë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare sot në Republikën e Maqedonisë do të shënohen me disa manifestime të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e luftëtarëve dhe komunat Prilep e Kumanovë.

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, delegacione të Qeverisë dhe Kuvendit do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.

Tradicionalisht me rastin e festës, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Fitues të sivjetmë të çmimit janë prof.dr. Dragi Mihajllovski, përkthyes dhe shkrimtar, Risto Llazarov, shkrimtar dhe gazetar, Petre Arsovski, aktor dhe prof.dr. Aleksandar Stavridis, kirurg – urolog.

Mihajllovski, Llazarov dhe Arsovski, çmimin e marrin për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit, ndërsa Stavridis për vepër jetësore në fushën e shëndetësisë.

Më 11 Tetor të vitit 1941 luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

Shpërndaj me