Sot është 13 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Data 13 shkurt është dita kur është themeluar radioja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946.

Njohësit e kësaj fushe konsiderojnë se pavarësisht zhvillimit të hovshëm të medieve online, radio vazhdon ta ketë peshën e saj të informimit dhe konsiderohet një medium i rëndësishëm kudo.

Radioja ende mbetet mediumi që arrin audiencën më të gjerë në të gjithë botën, në kohën më të shpejtë të mundur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...