Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë ilire. Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht më 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre në vigjilje të saj.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve dhe në Shqipëri është fesë zyrtare.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Loading...

Shpërndaj me

Loading...