UEFA u përgjigj pozitivisht iniciativës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë që SOS Fshati I Fëmijëve, të merr shpërblimin në vlerë prej 50 mijë euro nga Fondacioni i UEFA-s, të cilat janë të dedikuara për aktivitete sportive të fëmijëve. FFM i dha përkrahje SOS Fshatit të Fëmijës, i cili plot 15 vite i është dedikuar punës dhe lufton për të drejtat e fëmijëve në vendin tonë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë mundohet të ketë rol aktiv në shoqëri duke dhënë kontribut në projekte dhe aktivitete që nxjerin në pah përgjegjësinë tonë sociale…… FFM ka njohur dhe ka mbështetur punë e SOS Fshatit për Fëmijë,që 15 vite punon me përkushtim  dhe lufton për të drejtat e fëmijëve në vendin tonë,” tha mes tjerash ushtruesi i detyrës president i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Ndryshe në fillim të këtij , UEFA përmes Fondacionit të sja për fëmijë kërkoi nga 55 anëtarët e saj, duke na përfshirë edhe neve që nominojmë organizata nga vendi , e cila do të plotësojë kriteriume të caktuara dhe që është e rëndësie të veçantë për mirësinë e fëmijëve të kategorive sociale.

Shpërndaj me