George Sorosi ka shkruar një artikull shumë të rëndë fajësues për sajtin biznesor MarketWatch.

Hungarezo-amerikani iu ka bërë thirrje votuesve pro-evropianë që të zgjohen para se kontinenti i tyre “të ecë në gjumë drejt harresës”.

Biznesmeni milioner Soros tha që BE-në e pret e njëjta rrugë si Bashkimin Sovjetik nëse njerëzit nuk veprojnë për ta shpëtuar atë.

“Nëse askush nuk vepron, Bashkimi Evropian do të shkojë rrugës së Bashkimit Sovjetik më 1991. As liderët dhe as qytetarët e rëndomtë nuk duket se e kuptojnë se po e përjetojmë një moment revolucionar, se hapësira e mundësive është shumë e gjerë, dhe se ajo që do të pasojë nuk dihet.”

Sorosi vazhdoi të thoshte se beson që zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj të këtij viti do të kenë rëndësi vendimtare për të ardhmen e kontinentit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...